Gënjeshtra mo e madhe që i është thenë shqiptarve nga politika shqiptare
A critical look at how the ‘100 Years Behind’ narrative shapes Albania’s politics, culture, and society.
Gënjeshtra mo e madhe që i është thenë shqiptarve nga politika shqiptare — ose mo rregull, nga qarqet perëndimore që kontrollojnë politikën shqiptare.
Dëgjo. Jam shumë i drejtë në mënyrën si mendoj edhe flas. Nuk më pëlqejnë gënjeshtrat. Nga unë do lexosh vetëm realitetin.
Shqipëria sot kontrollohet 100% nga qarqet perëndimore.
Pa diskutim. Pse, kur, qysh — është një temë tjetër që do ta diskutojmë më vonë. Sa për tani, desha të qartësoj çfarë do lexosh nga mua.
Po nuk të pëlqeu e vërteta që lexove tani, ose nuk ndan atë mendim, vazhdo — ik te kafeneja, pi kafen tënde, dhe vazhdo me një muhabet koti për 2–3 orë të tjera që do rrish atje. Jam i sigurt që atë jetë ke.
Për ata që e kuptojnë që Shqipëria sot është një koloni e Perëndimit — mirësevini.
Narrativa e “100 Viteve Mbrapa”
Vitet e fundit kam filluar t’i vë re më shumë politikës shqiptare, sidomos kur kryeministri Rama mori pushtetin. Më para kisha studimet dhe udhëtimet e mia dhe nuk u interesova shumë.
Kryeministri gjithmonë, kur krahason Shqipërinë me ndonjë vend tjetër në Europë, thotë:
“Mirë, po ke parasysh që ne në Shqipëri ishim 100 vite mbrapa për shkak të komunizmit.”
Për mua, kjo është gënjeshtra më e madhe që kam dëgjuar ndonjëherë nga një ashtuquajtur burrë shteti.
Kjo gënjeshtër ka tre rezultate (ose ndoshta qëllime?):
1. Shkatërron moralin e shqiptarit
Kur kryeministri thotë hapur “ishim 100 vite mbrapa”, njerëzit që dëgjojnë — sidomos ata që nuk e kanë jetuar atë kohë — krijojnë një ndjenjë inferioriteti.
Edhe ata që e kanë jetuar atë periudhë, sot jashtë vendit, mbajnë brenda një kompleks që i ndjek gjithë jetën.
Ky është një limit mendor që njeriu ia imponon vetes dhe nuk e lë të zhvillohet.
2. Heq fajin nga politika e paaftë e Shqipërisë “demokratike”
Nëse Shqipëria ishte 100 vite mbrapa, atëherë nga vitet ’90 deri sot — në 2026 — gjendja është kështu sepse “ishim shumë mbrapa”.
Pra, na duhen edhe 70 vite të tjera për t’u afruar.
S’ka faj politika. Ç’të bëjnë të shkretët.
3. Krijon vetëm një rrugë zgjidhjeje: Perëndimin
Nuk ka nevojë të merresh me atë periudhë.
Nuk ka nevojë të mësosh prej saj.
Nuk ka nevojë të dallosh të mirat dhe të këqijat.
Ishte gabim.
Dhe tani, e vetmja mënyrë për ta “rregulluar” është Perëndimi.
Tani dua t’ju pyes diçka.
Po vajte te shtëpia e një shoku dhe ai është i sëmurë me grip dhe temperaturë, çfarë ndodh me ty pas një ose dy netësh?
Do sëmuresh edhe ti, apo jo?
Pra ndryshon për më keq.
Kur Shqipëria u hap me botën dhe njerëzit ikën për të shpëtuar kur patën mundësi, thuhej sikur Shqipëria ishte e sëmurë dhe shqiptarët të sëmurë.
Kur ata shkuan në vendet e tjera, a u sëmurën ato vende?
Jo.
Asnjë vend nuk u shkatërrua nga shqiptarët.
Përkundrazi, fituan punëtorë. U zhvillua ekonomia. Pas disa vitesh u integruan.
Por ne Shqiperi, ç’ndodhi realisht?
Kishte rruge Shqipëria?
Po. Tani ka më shumë, por kishte.
Kishte elektricitet?
Po. Madje në shumë zona kishte më shumë stabilitet se sot.
Kishte uje?
Po. Dhe në shumë zona furnizimi ishte më i rregullt.
Sot individi mund të jetë më i zhvilluar, por atëherë shteti ishte më i aftë të mbronte vendin dhe popullin.
Kishte droge?
JO.
Kishte rënie dramatike të popullsisë?
JO.
Kishte konsumizëm te shfrenuar?
JO.
Kishte krize identiteti si sot?
JO.
Shumica e ketyre problemeve ekzistonin ne Perendim, jo tek ne.
Pra pyetja e vertete eshte:
Si mundet te jemi 100 vite mbrapa, kur momenti qe hapem deren fillojme te marrim problemet e atyre qe na thonin se ishim mbrapa?
Nuk po them se sistemi i vjeter ishte perfekt.
Por realiteti eshte me kompleks se nje fraze propagandistike.
Reflektim
Ka ardhur koha qe ne shqiptarët te reflektojmë seriozisht.
Jo me emocione.
Jo me komplekse.
Por me ftohtësi dhe kurajo.
Sepse nëse nuk identifikojme gënjeshtrat, nuk do ta gjejmë kurrë ilaçin që na duhet për t’u shëruar.
English Version
The Biggest Lie Told to Albanians by Albanian Politics
The biggest lie told to Albanians by Albanian politics — or more precisely, by the Western circles that control Albanian politics — is this idea that Albania was “100 years behind.”
Let me be direct. I do not like lies. From me, you will read only what I believe to be reality.
Today, Albania is fully controlled by Western power structures. Why, when, and for what purpose — that is a discussion for another time. For now, I want to clarify what you will read here.
If you do not like what you are reading, or you disagree with it, then go sit in a café, drink your coffee, and continue another empty conversation for the next 2–3 hours. I’m sure that’s the life you have chosen.
For those who understand that Albania today functions as a Western colony — welcome.
The “100 Years Behind” Narrative
In recent years, I have paid closer attention to Albanian politics, especially since Prime Minister Rama took power.
When Albania is compared to other European countries, one phrase keeps being repeated:
“Keep in mind that we were 100 years behind because of communism.”
For me, this is the greatest lie I have ever heard from someone in high office.
This narrative has three clear impacts (purposes?):
1. It Destroys Albanian Morale
When a prime minister openly says we were 100 years behind, he creates a collective inferiority complex.
Those who did not live through that period — believe it.
Those who did — start doubting their own memories.
It creates a mental limit — a ceiling that follows a person for their entire life.
2. It Removes Accountability From Today’s Politicians
If we were 100 years behind in the 1990s, then by this logic, in 2026, we are still “catching up.”
So today’s condition is not the fault of politicians.
We still need 70 more years, right?
This is the perfect excuse for incompetence.
3. It Leaves Only One Solution: The West
If the past was simply a historical mistake, there is nothing to analyze or learn from.
The only solution becomes: The West.
But let us examine something simple.
If a sick friend hosts you for days, you might become sick too.
When Albania opened its doors and people emigrated, were Western countries “infected” by Albanians?
No.
They gained workers. Their economies benefited. Albanians integrated.
But what happened inside Albania?
Did Albania have roads?
Yes. It had roads — and today it has even more.
Did it have electricity?
Yes.
Did it have water infrastructure?
Yes.
Today, individuals may have more personal freedom, but back then, the state was more organized and capable of protecting its territory and people.
Was there widespread drug trafficking?
NO.
Was there a dramatic demographic collapse?
NO.
Was there rampant consumerism?
NO.
Were there imported cultural conflicts?
NO.
Most of these problems existed in the West, not here.
So the real question is:
How can we have been “100 years behind” when the moment we opened our doors, we began to inherit the very problems that those telling us we were behind already had?
I am not saying the old system was perfect.
But reality is more complex than a single propagandistic sentence.
Reflection
It is time for Albanians to reflect seriously.
To question the narratives we have accepted.
Because if we do not identify the lie, we will never find the cure.
